Çelja e ekspozitës [FOTO ÇASTI] nga NEPOTIK në Bazament Art Space

Çelja e ekspozitës [FOTO ÇASTI] nga NEPOTIK në Bazament Art Space

Jemi të lumtur që Radio Mi dhe TOK / Digital Agency mbështesin publikimin e numrit të ri të NEPOTIK.
Ju mirëpresim sot në Bazament Art Space, për të çelur ekspozitën [ FOTO ÇASTI ], ku janë përshirë mbi 20 krijues, të cilët, me anë të mediumit të përcaktuar (Instax mini format / Fuji Film), janë propozuar të bardhë; në tematikë të hapur në rrafshin hapësinor apo idiokratik, për të qënë pjesë e sintaksës së Nepotik 2. Kështu, parimi fillestar mbi krijimin e një ekspozite pluraliste xhepi, tenton të ruhet dhe në një trajtë të tillë ku përpos kushtit të fotografisë fizike, projekti mbështetet tërësisht në procesin e interpretimit.
😷 Mos harro, mbajtja e maskës është e detyrueshme!

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 25 Tetor 2020.