Intervistë me Armela Demaj dhe Vanesa Guri – “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit”

Armela Demaj dhe Vanesa Guri janë të ftuarat e radhës në programin e ndërtuar rreth ditës ndërkombëtare kushtuar viktimave të holokaustit. Ato janë përkatësisht regjisorja dhe aktorja kryesore e shfaqjes teatrale “Ditari i Ana Frank” vënë në skenën e teatrit Metropol në Nëntor të 2018. Ato ndajnë me ne përvojën transformuese që vjen si pasojë e trajtimit të kësaj vepre si dhe reagimin e publikut.