Residenze Sonore – The Funky Villainz

Residenze Sonore

Përpos këngëve e melodive të famshme në të gjithë botën, ka një Itali muzikore pak më të fshehur, pak më pikante. Shumë prodhime të ndryshme elektronike në 4 dekadat e fundit kanë prekjen e producentëve dhe artistëve Italian të cilët jo rrallë herë kanë influencuar rryma dhe tendenca të reja. Nga funk në disco te house dhe techno producentët Italian kanë lënë gjurmën dhe stilin e tyre të vecantë në këto zhanre të cilat tashmë janë pa atdhe. Shpesh herë publiku nuk di ta ndajë apo ta dallojë këtë vecori, por Dj-ët dinë.
Residenze Sonore është një takim me muzikën dhe kulturën Italiane drejt për së drejti nga rezidenca e Ambasadorit Italian në Tiranë. Me iniciativën e tij, disa nga dj-ët më në zë të skenës urbane të Tiranës do të përzgjedhi muzikë të rrymave të ndryshme nga producentët e tyre të preferuar Italian.
Episodi i parë fillon më 18 shkurt në ora 18:00 me The Funky Villainz. Në 60 minuta, duoja e njohur për stillin e zhdërvjelltë do të mundohet të argëtojë, stimulojë dhe edukojë mbi muzikën e tyre të preferuar. Performanca do të transmetohet drejt për drejt nga faqja e Ambasadës Italiane në Shqipëri.

https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/