Kantautorja dhe Producentja Xhejn Kumrija, e njohur me emrin e skenë JANEX, prezanton projektin e saj muzikor të dytë me Regular Daze, “Lost Summer”. Trio është formuar në New York, aty ku dhe artistja jeton prej katër vitesh. Lost Summer është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat dixhitale si Spotify, iTunes etj.
Regular Daze, e përbërë nga JANEX (AL/NY) , Ron Alen dhe Felipe Lithgow (MI), fillimisht lindi në vitin 2018 si bashkëpunim, por që u soll ne jetë vetëm në Gusht të këtij viti kur dhe lançuan projektin e tyre të parë “Better Off”.
“Lost Summer” sjell nuanca Pop dhe Dance, dhe pse me bazë Indie, një zhanër që karakterizon të dy artistët JANEX dhe Regular Daze. Ky projekt është frymezuar nga viti i COVID-19, duke simbolizuar të gjithë njerëzit e humbur, dhe momentet e vjedhura nga 2020. Teksti flet për një rikthim ose nje zgjim nga realiteti me shpresen që e gjitha kjo do të mbarojë një ditë.
EP e parë e Producentes JANEX pritet të dalë në Pranverë 2021, e cila premton diversitet dhe një fryme të re nga çfarë artistja ka prezantuar më parë — ashtu si dhe produksioni i fundit “Lost Summer” paraprin. Jo vetëm kaq, artistja rrëfen se pjesë e axhendës së vitit 2021 janë dhe bashkëpunimet me artistë Amerikanë, që kanë për qëllim shpalosjen e saj si Producente në zhanre të ndryshme muzikore.
Aktualisht, JANEX po ndjek studimet për Music & Audio Technology në Universitetin e New York.
