On Mi – Mixology

Të shtunën, prej orës 15:40 ju ftojmë të ndiqni episodin e tretë të “On-Mi” në kujtim të Andrea Mi në www.radiomi.al. Ri-sintonizohemi me Controradio Firenze për një sërë intervistash që analizojnë kontributin e Andrea Salvatore Mi në fushën e muzikës si gazetar radiofonik, Dj dhe promotor. Fokusi i padiskutueshëm do të jetë mbi krijesën e tij “Mixology” të cilin e ktheu në një nga podcastet më të rëndësishme dhe të kuruara të “kulturës bass” ose nga Dub në Club sic e quante ai.
Në emision do të jenë të ftuar miq dhe bashkëpuntor dhe disa nga figurat më në zë të skenës alternative Italiane. Gjithashtu në ktë emision do të jetë i ftuar dhe drejtori i programacionit të Radio Mi, Rubin Beqo.