OLIMPIA publikon këngën e re “BUZZIN”

Olimpia Smajlaj publikon këngën e saj të parë eksperimentale të titulluar “Buzzin”.
Dëgjoje “Buzzin” në të gjitha platformat muzikore [Kliko këtu]

Një track që lëvron mes electronica-pop dhe drum & bass, Buzzin është një këngë me shumë thyerje teknike dhe emocionale. Vlen për të përmendur këtu si element kaotik edhe tekstin që është shkruajtur nga vetë këngëtarja në tre gjuhë (shqip, anglisht, frengjisht).
Buzzin është një krijim origjinal i saji, i cili u shoqërua edhe me një klip po aq transgresiv në koncept.
Sipas saj, kënga dhe klipi janë një miks tranzicionesh mes reales dhe imagjinares, çmendurisë provokative dhe tensionit mes dy individëve. Është një lojë sa joshëse aq dhe e rrezikshme e cila luhet me dy pjesë dhe kjo paraqitet shumë qartë edhe në klip:
Në fillim atmosfera luhet mes country dhe western gjë që reflektohet si tek teksti edhe tek muzika, pastaj shpërthimi ndodh në refrenet drum&bass ku edhe klipi pëson tranzicionin e madh për në një tjetër mjedis, apokaliptik dhe pa gjurmë normaliteti (pra surrealja/imagjinarja).
Olimpia shprehet se ky është projekti i saj i parë solo përmes të cilit do i hapë rrugë shumë të tjerëve në vazhdimësi.