METROSOUNDS 3
Teatri Metropol ka kënaqesinë të prezantojë edicionin e tretë të MetroSounds – një festival muzikor i cili do të shtrijë programin e tij online nga data 28 Shkurt – 21 Mars.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky edicion sjell dy risi. Formën e transmetimit dhe zhanret e performuara.
Episodi i parë i këtij festivali muzikor online nis me performancën LIVE të artistes së talentuar nga Prishtina, @odahaliti, e njohur për setet e saj eksperimentale që nisin nga muzika disco në techno, kombinuar me muzikë elektronike “acid”.
Mos e humbisni performancën e saj muzikore kombinuar me një skenografi elektrizuese.
Performancat e festivalit do të mund ti ndiqni në kanalet e Teatrit Metropol në Facebook dhe Youtube, cdo të dielë, ora 20:00.
Programi muzikor i MetroSounds 3 ka për qellim të prezantojë dhe promovojë kulturën alternative shqiptare nëpërmjet katër perfomancave shumë të veçanta nga artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, dj dhe bende bashkëkohorë.
MetroSounds 3 do të vijë e kuruar si në aspektin muzikor, skenografik dhe performativ.
