Dubin & Federico Primiceri – Studio One
Miksi i parë i kësaj serie vjen nga ana tjetër e adriatikut, Salento. Dubin dhe Federico Primiceri (producent, dj dhe artistë) sjellin për Radio Mi një miks 100 % vinyl si tribut ndaj etiketës legjendare nga Jamaica me emrin “Studio One”. Studio One Records përgjatë viteve 60′ – 70′ është përgjegjëse për prodhimin e disa prej kryeveprave të zhanreve Ska, Rocksteady dhe më vonë Roots Reggae. Nëpërmjet këtij miksi miqtë tanë nga Italia sjellin dhe një pjesë të identitetit muzikor salentin të 40 viteve të fundit i cili është i lidhur ngushtë me ritmet dhe sonoritetet Jamaicane.
