[ FOTO ÇASTI ]
15 Tetor – 25 Tetor , 2020
Ekspozitë fotografie në BAZAMENT ART SPACE
Në një kohë të dhënë, një shoqëri u kthehet formave fizike të vizuales; medium i prekjes. Konfigurime të aspektit fotografik zënë rolin kryesor në tematikën e Nepotik 2, që prezantohet veshur në mantelin e një fenomeni artistik; gjendja e pranisë, strukturimi, transformimet, funksionet – do të përbëjnë objektin e këtij punimi.
Në këtë edicion janë përshirë mbi 20 krijues, të cilët, me anë të mediumit të përcaktuar (Instax mini format / Fuji Film), janë propozuar të bardhë; në tematikë të hapur në rrafshin hapësinor apo idiokratik, për të qënë pjesë e sintaksës së Nepotik 2. Kështu, parimi fillestar mbi krijimin e një ekspozite pluraliste xhepi, tenton të ruhet dhe në një trajtë të tillë ku përpos kushtit të fotografisë fizike, projekti mbështetet tërësisht në procesin e interpretimit.
Nepotik, 2020.
Jemi të lumtur që @radiomi.al dhe @tokdigitalagency do të jenë prej partnerëve kryesorë të aktivitetit.
Mbajtja e maskës është e detyrueshme! 😷
KLIKO KËTU PËR TË SHKUAR NË EVENT
