Radio Mi dhe Indigo prezantojnë “The Classic GIANTS” – një emision i cili i dedikohet skenës klasike të muzikës HIP HOP. Emisioni i drejtuar nga Kosta Preni (Indigo) do të përmbajë informacion dhe muzikë për/ dhe nga gjigandët e skenës, prej krijimit të kësaj kulture e deri në kohët e sotme.

Ju ftojmë të na ndiqni çdo të shtunë, në transmetim, ora 13:00 dhe ritransmetim në ora 21:00

Ky emision do të prezantohet nga Elvis Kosta Preni – i njohur me emrin e artit INDIGO, të cilin e morri kur krijoi grupin SAME REZUS në Athinë në vitin 2006 dhe më pas DOPAZ 18120 në vitin 2009.
Lindur në Tiranë por rritur në Greqi, ai aty zhvilloi jetën e tij artistike ku u njoh si promoter, tekst shkrues, producent, performues LIVE dhe organizator i disa eventeve HIP HOP me emra të mëdhenj të skenës në të gjithë Greqinë. I kthyer prej vitesh në Tiranë, ai vazhdon të jetë prezent në skenën artistike me projekte të ndryshme, nga ku spikat menaxhimi i një prej artistëve më në ze të skenës ROCK – Eugent Bushpepa.