“AMERICANA ON MI” nga GYPSEE YO (JONIDA BEQO)

Në transmetim online, çdo të enjte në orën 13:00
Ritransmetim 15:00, 17:00

Një emision radiofonik i përjavshëm që përshkon 150 vite histori të poetëve dhe muzikantëve amerikanë, të kuruar nga Slam Poet-i Gypsee Yo.

Gypseo Yo:
Në këtë program radiofonik do të ndaj dashurinë dhe njohuritë e mia enciklopedike mbi poezinë dhe muzikën amerikane, zërat e veçantë dhe të larmishëm që kanë formuar kulturën amerikane, ndikimet e tyre dhe pasardhësit e tyre artistik. Ne do të udhëtojmë nga Whitman, Dickinson dhe Poe në poetët Beat, Def Jam dhe Slam. Nga Guthrie, Seeger dhe Dylan te Joni Mitchell, Stivi Nicks dhe The Be Good Tanyas. Nga Ledbelly, Johnson dhe Sister Rosetta te Hughes, Brooks, Lorde, Clifton, dhe shumë të tjerë midis. Bashkohu në udhëtim. Kjo është #Americana.

Dëgjo episodet e kaluara në linket e mëposhtme në Soundcloud: