Unë jam Ilir Butka, gjithmonë kam dashur të realizoj një podcast dhe sot po e prezantoj tek ju nëpërmjet kësaj radioje një të tillë, që e kam krijuar për herë të parë, pas shumë hezitimeve e që shpresoj t’ju pëlqejë.
Ky podcast realizohet në kuadër të një iniciativë shumë interesante të Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Mi radio, e cila ofron një seri programesh të dedikuara për artin dhe kulturën italiane, dhe veçanërisht për kinemanë italiane. Ky vit konsiderohet një vit i veçantë, sepse përkon me rastin e festimeve në të gjithë botën, të njëqindvjetorit të lindjes së regjisorit te madh italian Federico Fellini.
Në këtë seri podcast, unë do të përpiqem të prek temat që lidhen me kinemanë italiane, duke propozuar informacione, konsiderata, analiza dhe studime që do të ndihmojnë dashamirët e filmave të krijojnë njohuri të reja, apo edhe thjesht të zgjerojnë ato ekzistuese.
Nëse duhet te zgjidhja një titull, do ta quaja këtë seri episodesh, “Arka e Noes”, për shkak të natyrës selektive që ajo përfaqëson. Sikurse e dini ne Arken e tij Noe zgjodhi speciet qe duhet te shpetonin nga permbytja e madhe. Edhe unë do të përpiqem ne këtë seri, te sjell një seri temash, bazuar në filmat më të bukur dhe mbi gjërat më të dashura për mua, nga ato gjëra që me të vërtetë ia vlen te kujdesemi dhe ti promovojmë.
Dëgjo episodet e kaluara në linket e mëposhtme në Soundcloud: