COD çel ekspozitën “40 VJET HISTORI NË VENDIN E SHQIPONJAVE” nga fotografi francez Michel Setboun
Qendra për Hapje dhe Dialog hapi sot ekspozitën “40 VJET HISTORI NE VENDIN E SHQIPONJAVE” nga fotografi francez Michel Setboun. Kjo ekspozitë zhvillohet nën një fizionomi artistike personale të fotografit dhe synon të transmetojë ndryshimet e fuqishme në historinë dhe individin shqiptar gjatë këtyre 25 viteve të fundit të post-komunizmit dhe demokracisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD nga data 05 dhjetor 2020 – 31 janar 2021.

