METROSOUNDS 3 – THREEFIFTYSIXAM – EPISODI 2
Performanca e dytë e festivalit METROSOUNDS 3 erdhi nga Threefiftysixam – një bandë Krautrock, Elektronik, Instrumental nga Tirana, i formuar në 2015. Banda përbëhet nga Christopher Ndrio (Kitarë), Ergi Shkëlzeni (Bass), Emiljano Lubonja (Bateri) dhe Klejd Guza (Sintetizator), i cili u bashkua më vonë në 2017. Gjatë kësaj kohe, ata kanë luajtur në koncerte të shumta live, akte eksperimentale dhe festivale, brenda dhe jashtë vendit. Duke eksperimentuar në zhanre të ndryshme, grupi ka krijuar stilin dhe tingullin e tij unik. Ata publikuan EP-në e tyre të parë “On thë Moon” në 2015, ndjekur nga “Eleven” në 2019.
Performancat e festivalit do të mund ti ndiqni në kanalet e Teatrit Metropol në Facebook dhe Youtube, cdo të dielë, ora 20:00.
Teatri Metropol ka kënaqesinë t’ju prezantojë edicionin e tretë të MetroSounds – një festival muzikor i cili do të shtrijë programin e tij online nga data 28 Shkurt – 21 Mars.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky edicion sjell dy risi. Formën e transmetimit dhe zhanret e performuara.Programi muzikor i MetroSounds 3 ka për qellim të prezantojë dhe promovojë kulturën alternative shqiptare nëpërmjet katër perfomancave shumë të veçanta nga artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, dj dhe bende bashkëkohorë.MetroSounds 3 do të vijë e kuruar si në aspektin muzikor, skenografik dhe performativ.Mos e humbisni!
