SHKODRA ELEKTRONIKE PREZANTON VIDEON E RE
SHKODRA ELEKTRONIKE prezanton videoklipin e këngës “Synin si qershia”.
Në datë 21 Tetor 2020, qëndroni përpara Youtube!!!
“Synin si qershia” është një këngë e Prenk Jakovës me tekst të Zef Zorbës të cilin Shkodra Elektronike, duoja Shqiptare me bazë në Milano, e risjell të ripërpunuar për publikun gati 70 vite nga hera e parë kur është interpretuar prej Nikolin Gjergjit nga ku varianti i sotëm ka kampionuar intron. Premiera video e kësaj kënge do të publikohet në datë 21 Tetor në kanalin youtube të grupit.
KLIKO KËTU PËR LINKUN E KANALIT TË SHKODRA ELEKTRONIKE NË YOUTUBE
