MIXOLOGY ka qënë programi radiofonik dhe podcasti i krijuar nga miku ynë Andrea Mi. Këtë program, të cilin e filloi për “Contro Radio” (Firenze) arriti ta shndërrojë në një nga podcastet kryesore të Italisë për universin muzikor që ai e kishte etiketuar “From Dub to Club”. Në një dekadë, Mixology numëron mbi 22.000 ndjekës dhe gati 500 hyrje në kanalin mixcloud mes miksesh dhe intervistash ekskluzive nga producent Italian dhe ndërkombëtar. Radio Mi i bashkohet iniciativës për të vazhduar këtë program bashkë me miqtë dhe kontributorët e Mixology ndër vite me qëllimin për të mbajtur gjallë dhe për të çuar më tej kujtimin dhe kontributin artistik e profesional të Andrea Mi.
