Kënga më e re e dyshes synthwave Nëna Parti, “Brutality”

Premton të jetë dicka ndryshe nga këngët e tjera te publikuara nga ata.

Te frymëzuar nga #bulzachallenge ne Instagram, ku artistët e Bulza Festival bëjne covers te këngëve te njëri-tjetrit, Nëna Parti zgjodhi pikërisht këngën Brutality nga artisti i ri Marz.

Duke qënë se sfidat nuk i marrin lehtshëm, dyshja vendosi qe coverin ta kthente krejtesisht në një projekt të tyrin. Vijat melodike dhe teksti janë të vetë artistit origjinal, MarZ, por muzika dhe vokali vijne krejtësisht të riperpunuar ne vizionin e Nënes Parti me nota te rënda synthwave, base të thella dhe lëvizese dhe arpezhe sintetizatoresh klasike të zhanrit synthwave.

Video që e shoqeron këtë cover është e frymëzuar nga animet japoneze të vitetve 80-90, ku estetika e tyre ri-therret njëfare nostalgjie për brezat që janë rritur me to dhe nderthuret perfekt me tingujt dhe vokalin e erret.
Dhune, arme, femra fatale dhe brutalitet? Për më tepër shihni vetë.