𝐓𝐈𝐑𝐀𝐍𝐀 𝟏𝟎𝟎 𝐕𝐉𝐄𝐓: 𝐙𝐇𝐕𝐈𝐋𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐔𝐑𝐁𝐀𝐍 𝐈 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 – një punë kërkimore e Ana Shpuza

Çdo të premte, online në www.radiomi.al
Në transmetim: Ora 13:00
Në Ri-Transmetim: Ora 15:00 dhe 17:00

Tirana ka një histori modeste në krahasim me shumë kryeqytete evropiane, por pavarësisht kësaj, ajo meriton një studim të thelluar, jo vetëm sepse është kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe sepse është shembulli i një modeli shumë të veçantë të zhvillimit urban: Tirana ka mbledhur ndër shekuj trashëgimine kulturore ilire, romake, bizantine, atmosferen orientale, duke ndërthurur elementet tipike evropiane të Mesdheut dhe Ballkanit. Zhvillimi i territorit të Tiranës do të gjurmohet këtu përmes analizës historike të dinamikave që kanë prekur zonën ndër shekuj, deri në krijimin e bërthamave të para urbane, duke rindërtuar strukturën origjinale planimetrike të qytetit, dhe dinamikat urbane, socio-ekonomike që kane garantuar rritjen dhe lulëzimin e saj.

Dëgjo episodet e kaluara në linket e mëposhtme në Soundcloud: