Ekspozita “Verba Volant, Scripta Manent – Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, nga data 22 Tetor në COD

Fjalët i merr era, por shkrimet mbeten të përjetshme…
Jo më kot ekspozita e rradhës në COD titullohet pikërisht kështu.

COD – Center For Openness And Dialogue në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, hap ekspozitën me botime të rralla, të pa shfaqura ndonjëherë për publikun, konsideruar si thesare të vyera jo vetëm të historisë së popullit tonë, por edhe të asaj botërore.

Në datë 22 tetor 2020, ekspozita “Verba Volant, Scripta Manent – Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, ekskluzivisht në Center for Openess and Dialogue.

Klikoni këtu për më shumë