Ekspozita shëtitëse “Njëqindvjetori-Fellini në botë”/ Zgjoi interesin e 500 vizitorëve në Tiranë

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ekspozita “Njëqindvjetori-Fellini në botë” e çelur nga 14 shtator deri në 11 tetor në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) rrugëton sot drejt Ljubljanës, Slloveni.Ekspozita shëtitëse dhuroi emocion përmes objekteve, posterave, skicave dhe plot imazhe të pavdekshme të jetës dhe karrierës së regjisorit italian Federico Fellini.Sipas COD, edhe pse në kohë pandemie, 500 vizitorë patën kënaqësinë të ishin pjesë e kësaj ekspozite.

Ekspozita përmbante jo vetëm imazhe filmike të një jete plot magji, por edhe dokumente, skica, letra origjinale të regjisorit të madh italian, Federico Fellini.

Fellini konsiderohet gjerësisht si një prej kineastëve më të shquar dhe më me ndikim në historinë e kinemasë. Fitues i katër Academy Awards për filmin më të mirë të huaj , për punën e tij si regjisor në vitin 1993 ai u nderua me çmimin Oskar për arritjet gjatë jetës. Fitues dy herë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (1963 dhe 1987), ka marrë edhe Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1960 dhe në Luanin e Artë për arritjet gjatë jetës në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 1985.

Gjatë një periudhe prej gati dyzet vjetësh realizoi filmat – nga “Sheiku i Bardhë”, 1952 në “La voce della luna” 1990 – Fellini krijoi galeri portretesh në dhjetëra e filma me një turmë të vogël të karaktereve të paharrueshme. Fellini e quajti veten ”një zejtar që s’ka asgjë për të thënë, por ai e di se si ta thotë atë”. Fellini la vepra të paharrueshme, por edhe plot satirë mbuluar me një melankoli delikate, një stil që karakterizohet nga ëndrrat dhe vizionet e autorit Titujt e filmave të tij më të famshëm janë: ”La Strada”, ”Netët e Cabirias”, ”La Dolce Vita”, “Amarcord”, “A città delle donne”, filma të cilët janë bërë toponime dhe metafora në komunikimin e përditshëm të përmendura në gjuhën origjinale italiane për të shpjeguar fenomene sociale dhe artistike në mbarë botën postmoderne. /k.s//a.a//r.e/

Burimi: www.ata.gov.al