Çmimi “ARDHJE 2020” – LIVE në Radio Mi

Sot në 18:00 mund të ndiqni live në kanalin e Facebook të Radio Mi shpalljen e fituesit të edicionit të 12 të cmimit “Ardhje”.
Çmimi ARDHJE 2020, është mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding – New York,  YVVA – The Young Visual Artists Awards, dhe  Residency Unlimited – New York.  Çmimi Ardhje u krijua në vitin 2005, duke u bëre pjesë e rrjetit Young Visual Artists Awards (YVVA), më 2007. Çmimi Ardhje tashmë është një konkurs dhe çmim i përvitshëm, që ka për qëllim të nxis krijimtarinë, ekspozimin publik, dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ndërkombtarisht. Ardhje, ashtu si dhe çmimet
simotra në Europën Lindore dhe Juglindore, është një konkurs i hapur, që fton artistët deri në 35 vjeç të marrin pjesë në një proces transparent, duke ju ofruar jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional. Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës, vendas dhe ndërkombëtar, përzgjedh 4 finalistë, të cilëve ju mundësohet një buxhet prodhimi dhe një kurator për ekspozitën. Fituesi/ja e çmimit zgjidhet për meritën dhe premtimin artistik të demonstruar në bazë të portfolios artistike dhe CV’s, veprës së ekspozuar në ekspozitën e finalistëve, intervistës me jurinë ndërkombëtare dhe potencialit për të përfituar nga përjetimi i skenës artistike të New York-ut, përgjatë dy muaj qëndrimi tek Residency Unlimited.

Artistët pjesëmarrës të këtij edicioni janë :
Bib Frrokaj – “Pritja e gjatë” video, 2020
Lori Lako – “Suspense”, video dhe instalacion fotografik, 2020
Floida Skraqi – “Mundimi i Sizifit”, video, 2020
Vangjush Vellahu – “A tool of resistence”, video, 2020

Për më tepër informacion mbi punën dhe biografinë e artistëve mund të vizitoni faqen e Galerisë Zeta www.qendrazeta.com